



Moment i pabesueshëm kur një burrë i apasionuar pas pajisjeve ushtarake zbuloi pesë shufra ari me vlerë 2 milion paund brenda një tanku iranian, është filmuar në kamera.
Nick Mead priste që të gjente armë të ndryshkura, kur nisi të kontrollojë në brendësi të tankut që sapo kishte blerë në ebay për 30 mijë paund.
Mead i cili drejton Tanks-a-Lot në Helmdon, Northamptonshire, së bashku me mikun e tij mekanikun Todd Chamberlain, po filmonin veten ndërsa po hapnin rezervuarin e tankut, duke shpresuar se do të gjejnë municion, por në fakt ata gjetën diçka shumë më të vlefshme.
Ata mbetën të habitur kur brenda rezervuarit panë shufrat që peshonin nga pesë kilogramë secila dhe në bazë të përllogaritjeve Mead tha se ato kanë një vlerë më të madhe se 2.4 milionë dollarë.
Me të kuptuar se bëhet fjalë për një shumë të majme të të hollave, ai menjëherë i telefonoi policisë, ndërsa pranoi se edhe nëse nuk merr asnjë qindarkë nga këto shufra, do të jetë i lumtur për faktin se ka arritur të blejë tankun që i interesonte shumë.
Ato besohet të jenë vendosur aty nga ushtarët irakianë gjatë pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





