Transmetuar më 12-04-2017, 12:11

Kur bëni dush, sigurisht që mundoheni të shfrytëzoni kohën dhe të bëni edhe gjëra të tjera.  Shumë njerëz mendojnë se të bësh dush është gjëja më e lehtë dhe nuk mund të ketë manuale.

Por në fakt ka rregulla për të mbajtur lëkurën e shëndetshme pas dushit. Ne sot përmes këtij artikulli, ju paraqesim disa rregulla të cilat ju udhëzojnë sesi mos të gaboni gjatë larjes.

1. Të qëndruarit në dush shumë gjatë  

Të gjithëve na pëlqen të qëndrojmë në dush për një kohë të gjatë, pasi gjatë këtij procesi ne edhe mendojmë për gjëra të ndryshme të përditshmërisë sonë. Por të qëndruarit gjatë në dush nuk është i këshillueshëm, pasi sjell skuqje dhe kruajtje të lëkurës. Kohëzgjatja perfekte e një dushi të shëndetshëm është 10 minuta.

2. Mos e ndryshoni çdo javë sfungjerin 

Sfungjerët për dush janë plot me bakterie. Të njëjtin, ju mund ta përdorni për tri ose katër javë, vetëm nëse pas dushit e pastroni me ujë të ngrohtë.

3. Të bërit dush me ujë tepër të ngrohtë

Ndoshta ju pëlqeni të laheni me ujë të ngrohtë, por që nga sot ne ju sugjerojmë që të mos përdorni më ujë tepër të nxehtë në dush, pasi uji i ngrohtë e thanë lëkurën tuaj. Uji i ngrohtë rrit rrjedhjen e gjakut, dhe gjithashtu shkakton skuqjen e fytyrës.

4. Përdorimi i ashpër i peshqirit

Fshirja e flokëve me peshqir i dëmton dhe i thyen flokët shumë më shpejt. Po ashtu, lëkura e thatë nuk duhet të thahet me peshqir. Me peshqir mundohuni vetëm të thithni ujin e trupit dhe të flokëve. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd