
Një mësuese zëvendësuese në një shkollë në Cardfiff, e cila përdori dhunë mbi një nxënësen e saj, është kthyer sërish në punë.
Annette Henderson, 52 vjeç përdori mëngët e një bluzeje për të lidhur në karrige me nyje të forta nxënësen e klasës së parë në shkollën ku ajo jepte mësim prej 16 vitesh. Pas mësimit, 6 vjeçarja u gjet nga një mësuese e shkollës, e cila e zgjidhi.
“Henderson e mori vajzën nga krahu dhe e lidhi në një karrige me një bluze duke i shtrënguar nyjet fortë dhe e la ashtu për orë të tëra, derisa erdhi një mësuese tjetër e stafit dhe e zgjidhi vajzën”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Vajza e cila thuhet se ishte nxënëse shumë e mirë në mësime, sipas dëshmisë mbrojtëse të mësueses, kishte qëlluar një tjetër fëmijë me nevoja të veçanta. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





