Transmetuar më 12-04-2017, 11:19

Nga dënimi me vdekje në vetëvrasje. Kështu ka ndodhur me një 48-vjeçar amerikan i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 10-vjeçareje.

Po ashtu ai akuzohet edhe për vrasjen e gjyshërve të saj, duke i djegur brenda në shtëpi, ndërsa kohë më pas u flijua në ambientet e gjykatës duke u hedhur nga ballkoni.

Robert Seman do të dilte në gjyq këtë javë për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij, por para se të hynte në sallën e gjyqit ai i ka shpëtuar policisë dhe është hedhur nga ballkoni i Gjykatës së Mahoning në Youngstown të Ohaio në SHBA. Akti fatal u krye këtë të hënë, kur Robert përfitoi nga heqja e prangave në gjykatë, siç bëhet me të gjithë të pandehurit.

Ngjarja për të cilën Seman akuzohej ka ndodhur në mars të vitit 2015 dhe nëse ai shpallej fajtor do të dënohej me vdekje. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd