Transmetuar më 12-04-2017, 10:17

Një skaf i nisur nga Shqipëria, drejt brigjeve italiane të Kalabrisë i ngarkuar me plot 1.5 ton kanabis sativa, është ndaluar vetëm pas një ndjekje maratonë.

Për kapjen e tij janë përfshirë katër shtete, konkretisht Italia, Greqia, Spanja dhje Portugalia, duke bërë të mundur bllokimin e skafit me motorë të fuqishëm pas orëve të tëra ndjekje.

Krahas sekuestrimit të lëndës narkotike, janë arrestuar pesë shtetas shqiptarë dhe dy grekë.

Mësohet se ndjekja e skafit ka nisur më 6 prill për të vijuar deri në orët e pasdites së 7 prillit, kur është bërë dhe bllokimi dhe arrestimet.

Pamjet e operacionit të ndjekur nga deti dhe ajri i gjeni në fotografitë dhe videon më poshtë. Ndërkohë të arrestuarit janë shoqëruar në policinë e Pireut./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd