Transmetuar më 12-04-2017, 08:42

Ndërsa prej muajsh punimet në sheshin “Skënderbej” vijojnë, kreu i qeverisë thotë se durimi do shpërblehet.

Duke publikuar dy fotografi njërën nga viti 2013 dhe tjetrën nga punimet e këtyre ditëve, Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes.

“Me këtë imazh të sheshit “Skënderbej” në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë, mbi të cilin në ditët me diell rrjedh uji i shiut i mbledhur në “barkun” e tij”, shkruan Rama në Facebook.

Më tej shton se sheshi do të jetë kartëvizita e bukur e Shqipërisë që duam. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd