




Policia e Shkodrës ka sekuestruar në total 27 kg lëndë narkotike kanabis sativa në tre fshatra, ndërsa u arrestuan dy shtetas, dhe një tjetër u shpall në kërkim. Sipas bluve, lënda narkotike u sekuestrua në fshatrat Mazrek,Plan dhe Shtoj i Vjetër.
Fillimisht në fshatin Mazrrek, Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit u gjet dhe u sekuestrua një sasie prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa , e cila ishte fshehur 100 m larg ambjenteve të banesës së shtetasit P.Sh. Për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi me inicialet P.SH vjeç 35.
Ndërkohë, në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult, në një ndërtesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lende narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa.
Ndërsa në fshatin Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva. Policia arrestoi shtetasit me inicialet K. P, 16 vjeç, dhe Tom Planaj, 52 vjeç.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





