Transmetuar më 11-04-2017, 18:54

Daily Mail ka publikuar një video, të cilën ata që e panë e kanë quajtur shokuese, ku shihen qartë dy homoseksualë, të cilët janë duke u rrahur nga njerëzit dhe nga policia, sepse kishin fjetur në një dhomë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Indonezi, vend në të cilin është i ndaluar me ligj homoseksualizmi, dhe të dy djemtë kanë marrë dënim për këtë rast. Të rinjtë janë rrahur me kamxhik, ndërsa policia i goditi ata 100 herë me radhë.

Në pamje duket se gjendja e tyre është shumë e vështirë, teksa luten që të mos i rrahin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd