
Gjetjet e një studimi britanik, kanë dalë në përfundimin se genet e njeriut ndikojnë në gjetjen e një partneri me të njëjtin nivel arsimor me ju. Ky studim përfshiu rreth 1600 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Ata ishin të gjithë të martuar, ose bashkëjetonin.
Studiuesit zbuluan se njerëzit me gene për arritje të larta arsimore, ishin të prirur për tu lidhur dhe për të pasur fëmijë me njerëzit me ADN të ngjashme.
Studiuesit tashmë e dinin se njerëzit, zakonisht zgjedhin bashkëshortet me tipare të ngjashme – një fenomen i quajtur "mating assortative." Por, ky është një nga studimet e para për të thënë se genet luajnë një rol në zgjedhjen e një partneri me nivele të ngjashme të arsimit.
"Gjetjet tona tregojnë dëshmi të fortë për praninë e çiftëzimit gjenetik për arsimin në Mbretërinë e Bashkuar," tha njëri prej studiuesve, David Hugh-Jones.
Sipas studiuesve, kjo lloj përzgjedhjeje gjenetike, mund të rrisë pabarazinë gjenetike dhe sociale në brezat e ardhshëm. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





