Transmetuar më 11-04-2017, 16:46

Një pishinë aspak e përshtatshme për ata që kërkojnë relaks absolut, por që do i zgjonte emocione të forta kujtdo që pëlqen adrenalinën.

Bëhet fjalë për pishinën më të lartë në Texas, ndoshta edhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ndodhet në grataçelën në qendër të Houston,

Marquet Square Tower.

Pishina shtrihet në gjithë sipërfaqen e tarracës dhe jo vetëm, afro tre metra prej saj qëndron pezull në ajër mbi rrugë, në rreth 150 metra lartësi. Noa.al sjell më poshtë pamje prej saj, por që jo kushdo do guxonte të lahej në pjesën që qëndron mbi rrugë.

Kjo pishinë po bën bujë në rrjetet sociale, duke bërë që më guximtarët të tundohen që të lahen në të. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd