
Fundin e jetës përmes vetëflijimit të dhimbshëm ka kërkuar një vajzë e re në Lushnje e cila ndodhet në gjendje të rëndë, pas tentativës për t’i dhënë fund jetës.
Vajza 26-vjeçare me inicialet L.K., banore e fshatit Bitaj në Lushnjë, në banesë, është vetëhelmuar me herbicide, ilaç për dezinfektimin e bimëve, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.
E reja është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët, të cilët e kanë dërguar në spital.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të renë drejt tentativës për t’u flijuar, ndërkohë që për shkak të gjendjes kritike, nuk dihen më shumë detaje.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





