Transmetuar më 11-04-2017, 14:53

Një grua në Tiranë ka plagosur veten me thikë në banesë. Ngjarja ka ndodhur natën duke gdhirë dita e djeshme, në rrugën e “Barrikadave”, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga Policia e Shtetit.
Gruaja me inicialet E.I., në banesë, në gjendje depresioni, është vetëplagosur me thikë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të saj rrethanat e ngjarjes nuk bëhen me dije, ndërkohë që policia tha sot se ka nisur hetimet. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





