
Kanosen me armë zjarri punonjësit e sigurisë të gazsjellësit TAP në Berat. Mbrëmjen e së dielës më 9 prill, në fshatin Kutalli, te parkimi i mjeteve, të një firme private, është qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kanosur rojet A.H., 38 vjeç dhe A.H., 40 vjeç, banues në fshatin Kutalli të Beratit.
Punonjësit e sigurisë bënë denoncimin në polici pas ngjarjes, duke thënë se persona të paidentifikuar i kanë kanosur me armë, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me arsyet.
Në vendngjarje u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale një gëzhojë dhe dy fishekë me kalibër 7.62 mm.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për ndjekje të mëtejshme.
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Europës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





