Transmetuar më 11-04-2017, 13:59

Një avokat i shpallur në kërkim për korrupsion, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Gjon Lepuri, 53 vjeç, banues në Shkodër, me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Shkodër, u arrestua ditën e sotme, ndërsa prej pesë muajsh ishte nën hetim.

Ndaj tij, më 8 prill Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar si masë sigurie “Arrest shtëpie” si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndaj avokatit Lepuri materialet i’u referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Neni 319 i Kodit Penal

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milionë lekë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd