






Një operacion antidrogë i policisë së Bulqizës i koduar “Dushaj” ka zbuluar 120 kilogramë lëndë narkotike.
Në një banesë të braktisur në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj, u mor informacion se mund të kishte të fshehur lëndë narkotike.
Nga kontrolli i kryer mëngjesin e sotëm, në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj, kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar kanabis sativa.
Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me rreth 120 kilogramë kanabis sativa.
Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme si dhe vijon peshimi i lëndës narkotike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





