Transmetuar më 11-04-2017, 12:33





Pasi shiti kompaninë që organizonte Miss Universin, “Trump Organization”, vendosi që të dalë nga industria e modeleve duke mbyllur pas 18 vitesh “Trump Model Management’.
“Tashmë do fokusoheni më biznesin tonë kryesor të imobiliarëve dhe industrinë e golfit”, shpjegoi një zëdhënës i kompanisë së familjes së Presidentit amerikan, Donald Trump.
Agjencia e modeleve e themeluar në vitin 1999, përshkruhet si një prej agjencive më të mira të modeleve në New York, ndonëse mediat nuk kanë kursyer kritikat për shkak se jo pak modele kanë braktisur agjencinë për shkaqe politike duke dalë kundër deklaratave të Trump. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





