



Aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj, ka uruar sot djalin e tij, Danielin për ditën e lindjes. Ai ka lindur në vitin 2008 dhe sot mbush 9 vjeç. Sigurisht, jeta e Gentit, ka ndryshuar që ditën kur lindi Danieli dhe nuk kishte si të mos i dedikonte fjalët më të bukura djalit të tij në këtë ditë.
Genti e ka shprehur edhe më parë marrëdhënien e ngushtë që ka me familjen, ku ajo me fëmijët është sigurisht më e forta.
“Gëzuar o shoku im…Je drita e syve të mi…je gjaku im..je pulsi i zemrës sime. 11 Prill 2008 ishte dita kur Ti erdhe…dhe jeta ime ndryshoi përgjithmonë. U bëfsh 100 vjeç biri im”- shkruan moderatori i “Stop”.
Genti është një baba i përkushtuar për të dy fëmijët, Danielin dhe Arian dhe pavarësisht angazhimeve të tepërta gjatë ditës, ai nuk harron të gjej kohë për të qëndruar me vogëlushët e tij. Aq më tepër tashmë kur, djalin, e ka edhe shok. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





