Transmetuar më 11-04-2017, 11:17

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku u ekzekutua me armë zjarri komisari Artan Cuku në Tiranë është zbardhur edhe dëshmia e bashkëshortes së tij.

E thirrur në polici për të dëshmuar, bashkëshortja e Cukut ka treguar momentet e fundit të bashkëshortit të saj, dhe se si e gjeti të mbuluar nga gjaku në hyrje të shkallëve të pallatit ku ata jetonin.

Ajo nuk ka treguar shumë për autorin, apo autorët e mundshëm, pasi nuk ka mundur t’i shohë sepse ka qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur vrasja, shkruan panorama.

Në dëshminë e saj para efektivëve, ajo ka treguar se “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makinë”.

Teksa ka treguar edhe se si e ka mësuar lajmin për vdekjen e të shoqit, tha se kishte dëgjuar krisma. “Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë. U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha fëmijët vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin të vdekur”, -ka thënë ajo.

Në pistat e dyshimit për atë që ndodhi, dyshohej se Cuku i ishte kundërpërgjigjur me armë agresorit, por duket se dëshmia e bashkëshortes tregon se Cuku ka mundur të reagojë pa armë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd