
Damiano nuk ka marrëdhënie të mira me Ervinin, kjo është vënë re prej javës së parë, kur ishin në shtëpinë e beqarëve. Por pas debatit me tone të larta një ditë më parë, ai sot ka qëndruar pasiv dhe ka analizuar atë dhe konkurrentët e tjerë.
“Ne jemi shumë mirë”, i thotë ai, Donës duke shtuar “Arrita t’i shoh si publik. Ai e mbyti atë (duke iu referuar Ervinit dhe Sidritës). Ai dy gjëra di të bëjë, të bërtasë dhe atë.
Të dy shprehen se ndihen në siklet nga këto situata “Kanë nevojë për të shkuar jashtë dhe për të vazhduar. Ndihem në siklet”, thotë Dona.
Ajo shprehet se ka pasur respekt për Ervinin, pasi ai është sjellë mirë me të, por sjellja e tij ndaj Damianos dhe Musës i ka ndërruar mendim.
“E shoh duke bërë skena të pahijshme, me ty me Musain, ma ka shpif shumë, ma neveriti”, i thotë ajo, citon faqja e BB.
“Unë besova tek ai. Tani mos ma përdor historinë personale është e pahijshme”, thotë Damiano, duke rikujtuar debatin e një dite më parë mes tyre. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





