


Një burrë nga Rusia në përpjekje për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortes së tij pasi ajo kishte ndryshuar mbiemrin, porositi një betoniere dhe më pas ia mbushi makinën me beton.
Gruaja kishte marrë një vendim të tillë për të ndryshuar mbiemrin duke marrë emrin e një supermarketi, në përpjekje për të promovuar marketin ku ajo punon.
Supermarketi "Veniy" kishte premtuar se do ta paguante me 700 paund britanikë çdo klient që ndryshonte mbiemrin e tij me atë të markës.
Mesa duket kjo lëvizje nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të saj, i cili u hakmor duke e ditur mirë se sa rënësi i jepte ajo makinës. Gjithçka është filmuar nga një dëshmitar okular në Shën Petersburg në Rusi.
Videoja menjëherë pasi u postua në rrjetet sociale është bërë virale, pasi është parë dhe shpërndarë qindra herë nga përdoruesit, shumica e të cilëve kanë drejtuar pyetjen se janë shkumë kurioz të shohin fytyrën e gruas pasi ka parë makinën e saj në atë gjendje./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





