Transmetuar më 11-04-2017, 07:29

Ndërsa ndodhet vetëm me Katerinën, Danjeli ka filluar të analizojë pjesën tjetër të banorëve. Për Benardin dhe Xhenin ai i sheh si çift të stabilizuar, të cilët i sqarojnë vetë problemet e tyre, ndërsa për një çift tjetër të ardhur nga shtëpia e beqarëve ai ka më tepër komente.

“Damiano po vrapon sa këtej andej, për të qëndruar me një grup. Që këdo që të sulmojë ky t’i dalin në krahë. Nuk po e shoh si lojë të pastër. Për mendimin tim ia fut shumë herë kot.

Ai si individ i vë të gjitha në lojë vetëm për të ecur”, thotë ai për Damianon, një prej djemve me të cilin pati jo pak fërkime kur ishte në shtëpinë e beqarëve, ndërsa për Armelën thotë se e njeh pak dhe nuk e gjykoj dot.

Më pas në një analizë të bërë nga Danjeli, çifti më i dobët në shtëpi është Olsi-Fiorentina. Sipas Danjelit, kjo vjen sepse ata janë shumë fals dhe kjo vërehet nga publiku. Me diçka të tillë bie dakord edhe Katerina.

“Më gabim që po lozin janë Olsi me Fiorentinën. Mund të arrijnë të manipulojnë 1-2 çifte, por në fund do të dështojnë shprehet Danjeli. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd