Transmetuar më 10-04-2017, 22:19

Modelja e njohur Rosanna Arkle ka zbuluar “minierën” e saj të fitimit të parave, ku vetëm nëpërmjet një fotografie të postuar në Instagram, ajo fiton 3000 dollarë.

Modelja e Instagramit Rosanna Arkle, ka më shumë se 3 milionë ndjekës.

“Gjithçka varet nga numri i ndjekësve që ti ke në Instagram, ku kjo përcakton edhe sa do të fitosh”-ka thënë 28-vjeçarja për The Gold Coast Bulletin.

Bukuroshja bionde nuk e kishte parashikuar se do të bëhej kaq shumë e famshme, pasi është rritur në një zonë rurale në Zelandën e Re dhe më pas kur ajo u zhvendos në Gold Coast , 8 vite më parë, ka arritur të ketë më shumë se 3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

“Në fillim nuk e kam menduar të përdor rrjetet sociale për fitim, por unë gjithmonë e kam pasur pasion fotografinë”, ka thënë modelja seksi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd