Transmetuar më 10-04-2017, 19:31

Një prej zërave më kritikë për mazhorancën, deputeti Ben Blushi, ka paralajmëruar përgjysmim të qeverisë në fund të kësaj jave. Në këtë artikulim të tij, Blushi ka për qëllim të theksojë një shkëputje të kreut të LSI-së nga qeveria.

“Kur ka kriza në Francë burrat ulën. Pse këta nuk ulen për ta zgjidhur krizën? Kërkojmë të ketë zgjedhje. Të ketë dialog për të patur zgjedhje. Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën se si numërohen votat. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Presidenti nuk thërret asnjë tryezë. Ka dhe dy muaj punë. Ai nuk e bën sepse është i njërës palë. Sot jemi në një pikë ku institucionet janë bllokuar. Në fund të kësaj jave mund të kemi gjysmën e qeverisë sepse gjysma mund të tradhtojë pjesën tjetër”, tha Blushi, në një takim me strukturat e Partisë “LIBRA”, në Durrës.

Ndërkohë, rrezikun që vendi të mos shkojë në zgjedhje, Blushi e sheh si përgjegjësi të dy partive politike, të cilat, sipas tij, nuk dinë të bëjnë gjë tjerët, veçse të ndërrojnë karriget. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd