
Një emigrant shqiptar në Angli është shpallur fajtor nga një gjykatë në Londër me akuzën e përdhunimit të një të miture. Mediat lokale raportojnë se Gjin Gjergji, 46 vjeç, do të vuaj 6 vite burg për përdhunimin e një 15 vjeçare.
Emigranti shqiptar, baba i tre fëmijëve fillimisht i ofroi vajzës transport drejt shtëpisë së saj teksa ajo ishte duke pritur në rrugën “Romford Road” në lindje të Londrës rreth orës 10:30 më 7 janar 2015.
Pasi 15 vjeçarja ka hipur në makinë shqiptari e ka ndalur makinën në një rrugë pa shumë lëvizje duke e detyruar të kalonte në sediljen e pasme.
Duke përdorur forcën Gjin Gjergji i hoqi pantallonat për ta përdhunuar më pas. Pas denoncimit të vajzës dhe hetimeve ndaj tij, Gjergji tashmë është vënë para drejtësisë për krimin e kryer. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





