
Pasagjerët e linjës ajrore Unitet Airlines, janë shokuar teksa oficerët e policisë kanë nxjerrë me dhunë disa persona nga avioni. Fluturimi ishte përcaktuar nga Chicago për në Louisville, teksa linja ajrore kishte lejuar më shumë rezervime në krahasim me kapacitetet e mjetit fluturues.
Në këto momente, kompania ajrore kishte bërë thirrje për vullentarë të cilët do të ishin të gatshëm për të udhëtuar me një tjetër avion. Asnjë prej tyre nuk u përgjigjur pozitivisht, dhe këtu nisi nxjerrja me forcë.
Pasi burri ka refuzuar që të dilte vullnetarisht, tre oficierë e kanë keqtrajtuar atë duke e tërhequr zvarrë, gjë që ka tmerruar udhëtarët e tjerë. Një situatë e tillë irritoi pasagjerët e tjerë, të cilët u bënë thirrje oficerëve që të ndalonin. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





