Transmetuar më 10-04-2017, 16:06

Kreu i FRD gjatë një konference për shtyp ditën e sotme është shprehur kundër ndryshimit të datës së zgjedhjeve. Për të, është e patolerueshme që partitë politike të luajnë me datën e zgjedhjeve. 

“FRD prononcohet drejt që do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet në afatin kushtetues, se qoftë si filozofi politike qoftë si filozofin1% e ish kreut të shtetit, ne nuk mund të luajmë me afate të tjera.

Ajo që kërkojmë sot është që të mblidhen në mënyrë urgjente për të reformuar Kodin Zgjedhor. Është plotësisht e mundshme, propozimet janë të thjeshta dhe plotësisht të realizueshme. Partitë politike dhe t’i kthehen stabilitetit të jetës institucionale të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Teksa ka komentuar protestën e opozitës, Topi u shpreh: “Kam respekt për kauzën e opozitës, e kemi pasur dhe ne, është e drejta e tyre për qeveri teknike, por nuk i dëgjoj më të thonë ku është Kodi Zgjedhor”, tha Topi. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd