Transmetuar më 10-04-2017, 15:54

Këtë të diel që lamë pas këngëtarja bukuroshe ka festuar në Bullgari ditëlindjen e saj të 24, në krah të dashurisë së jetës dhe të miqve të afërt.

Qysh në minutat e para të së dielës, Xhesi ka marrë një surprizë romantike në dhomë për të vazhduar më pas me surprizat e ditës nga Besi dhe të gjithë miqtë.

Momentet më të bukura të festës këngëtarja bukuroshe i ka ndarë me foto dhe video në rrjetet sociale duke i falënderuar të gjithë për urimet dhe surprizat.

“Me dashurinë time në krah që e bën çdo gjë të duket familiare, edhe miqtë tanë më të afërt të cilët bënë të mundur këtë darkë të shkëlqejë njësoj si në tavolinën e familjes. Përqafime të sinqerta. Xhensila. Ju faleminderit të gjithë ju fansave, jam e bekuar me ju. Zoti ju bekoftë”, shkruan Xhensila.

Këto ditë  aktori i njohur i humorit Besi Kallaku ndodhet në Bullgari për xhirimet e një filmi me produksion hollivudian, ku ka marrë me vete edhe Xhensilën. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd