Transmetuar më 10-04-2017, 14:55

Plagoset në rrethana të dyshimta një person në Vlorë. Mbrëmjen e djeshme, e diel, ka shkuar në spital i goditur me mjete të mprehta 39- vjeçari A.H., banues në fshatin Babicë e Madhe.
I plagosuri është qëlluar me sende të forta dhe prerëse nga një person tjetër, por gjatë marrjes në pyetje ka refuzuar të flasë.
Madje ai nuk ka dashur të bëjë as denoncim në polici, duke mos pranuar të dëshmojë.
Policia u sinjalizua nga spitali për plagosjen e 39- vjeçarit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të plagosjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





