
Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kreun e Bashkisë së Kavajës kur kanë ngelur rreth 4 javë nga zgjedhjet.
Burime zyrtare nga PS konfirmojnë se kandidat do të jetë Klodian Shehi, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Kavajës.
Klodian Shehi ishte kandidati i dytë që PS-ja zgjodhi në Kavajë, pasi kandidatja e parë, Silvana Daja, bashkëshortja e kryetarit të PS-së, Gentian Dajës, u largua nga kandidimi pasi i shoqi u akuzua nga opozita si i përfshirë në trafik droge.
Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë do të zhvillohen më 7 maj. Shehi do të garojë për vendin e lënë bosh nga ish-kryebashkiaku socialist Elvis Rroshi, që e rrëzoi nga posti ligji i dekriminalizimit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





