Transmetuar më 10-04-2017, 14:30

Grabitet një pikë karburanti në Kombinat. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ende pa zbardhur e hëna.

Mësohet se rreth orës 02:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, në ish “Misto Mame”, në Kombinat dy persona të panjohur, i kanë marrë 180 mijë lekë të vjetra, punonjësit të një karburanti.

I dëmtuari J.D., 40 vjeç, banues në Tiranë, ka thënë se është vjedhur nëpërmjet kërcënimit nga dy të dyshuarit.

Ai ka lajmëruar policinë pas ngjarjes, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pritet që kamerat e sigurisë të zbardhin më shumë detaje mbi grabitjen. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd