Transmetuar më 10-04-2017, 14:27

Një video e tmerrshme tregon një person i cili po priste të hipte në ashensor, por gjithçka shkoi keq. Ai ishte duke parë telefonin në momentin kur do hipte dhe nuk e kishte mendjen se çfarë po ndodhte.
Dyert e ashensorit ishin hapur kur ashensori filloi të ngjitej. Ai tentoi të hipte dhe u përplas në dyshemenë e ashensorit që nisi të lëvizte.
Fatmirësisht ai mundi të largohej nga ashensori duke rënë në dyshemenë e katit ku ndodhej. Video e postuar në Imgur është bërë virale në internet. Ndoshta pasi ta shihni dhe ju atë, do vendosni që të përdorni shkallët në vend të tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





