Transmetuar më 10-04-2017, 14:08

Ndërkohë që opozita vijon të këmbëngulë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe nuk është regjistruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijon regjistrimin e partive të tjera.

Ditën e sotme janë regjistruar tre parti garuese për në zgjedhjet e 18 qershorit.

Më konkretisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë”; “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Sfida për Shqipërinë ” ;“Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Ligj dhe Drejtësi” për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 qershor.

Gjithashtu KQZ miratoi projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr. 4, Qarku Shkodër, dhe anëtarit të KZAZ-së nr. 26, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”; “Për emërimin e Kryetarit të KZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 07.05.2017” dhe “Për emërimin e Kryetarëve dhe zv. Kryetarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”.​ /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd