Transmetuar më 10-04-2017, 13:37

Gjatë momentit kur kreu i opozitës ishte duke folur nga Çadra e Lirisë siç e kanë cilësuar ata, është regjistruar një "incident" i vogël.
Teksa Basha ishte duke thënë se opozita është e vendosur për të mos lejuar zgjedhje fasadë, dikush ka hedhur një kapsollë tek dera e kryeministrisë.
Kjo gjë ka tërhequr padyshim vëmendjen e kryedemokratit, i cili ka reaguar menjëherë, duike e cilësuar si “teshtimë”.
"S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, në se nuk je, plaç dhe mbylle", u shpreh Basha.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





