Transmetuar më 10-04-2017, 13:23

Përfshihet nga zjarri një fast food tek Rruga e Elbasanit, në kryeqytet. Zjarri ka rënë mesditën e sotme, ku dyshimet e para flasin për rrjedhje të një bombole gazi.

Mësohet se flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që të evakuohen personat edhe nga ambientet përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia po heton për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd