Transmetuar më 10-04-2017, 13:20

Është duke dhënë edicionin e lajmeve në kanalin “Ibc-24”, në Indi. Dhe mes shumë lajmeve që është duke komunikuar, është edhe ajo e një aksidenti të rëndë rrugor. Pesë të vdekur që udhëtonin në bordin e një makine “Renault Duster”.

Një nga pesë viktimat është bashkëshorti i spikeres, Supreet Kaur, gazetare indiane: ndërsa jep lajmin, mbetet e shokuar. Nuk shfaq asnjë emocion dhe vazhdon përpara me punën e saj.

“Kur po lexonte lajmet, ajo zbuloi se makina që ishte përplasur, ishte e bashkëshortit të tij. Edhe pse gazetari në terren nuk dha emra, ekipi e kishte kuptuar se ishte ai, por nuk mund t’ia thonim sepse ajo ishte drejtpërdrejt në televizion,” – ka thënë një redaktor i redaksisë.

 Bashkëshorti i saj, Harshad Kawade ishte duke udhëtuar me makinë, së bashku me 5 të tjerë dhe u përplas me një kamion. 3 prej tyre, ndër të cilët ishte dhe ai vdiqën, kurse 2 të tjerë janë në gjendje kritike.

Supreet nis të qajë vetëm në fund të punës së saj, kur doli nga studioja për të shfryrë dhimbjen që kishte. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd