




Gazetari Blendi Fevziu, përpos anës profesionale, ka edhe një jetë të vrullshme familjare. Detaje nga puna, karriera dhe jeta e tij familjare ai i ka rrëfyer në një intervistë për “Prive”. Ai tregon se si e ndan kohën mes familjes dhe punës dhe tregon marrëdhëniet e veçanta që ka me dy vajzat.
“Vajza e vogël është ende shumë e vogël. Është vetëm 1 vjeçe e gjysmë dhe në fazën që nuk thotë fjalë të veçanta dhe më ndjek mua mbrapa. Impresionohet nga bota e kafshëve rreth kodrave ku banojmë ne. Bota për të është e bukur me dy prindër që i rrinë te koka. Ndërsa me vajzën e madhe kam zbuluar vitet e fundit udhëtimet e gjata”, –tregon Blendi për marrëdhënien me të bijat.
Por nëse familjes do t’i shtohet një anëtar tjetër, Blendi pohon: “Nuk e di, çdo fëmijë është gjithmonë i mirëseardhur. Unë them që nuk ka bekim më të madh për një shtëpi, për një familje sesa fëmija. Dhe praktikisht, kurdo që një familje shtohet me një fëmijë, kushdo familje, ndiej një lloj kënaqësie, edhe për miq të mi. Kështu që çdo herë që një fëmijë mund të vijë në familje, është i mirëpritur”.
Ai nuk ka nguruar të pohojë se gjithashtu ka një raport të konsoliduar me bashkëshorten e tij, Inesin./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





