Transmetuar më 10-04-2017, 11:42

Një person i cili u vetëplagos me armë zjarri është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, bashkë me tre të tjerë.

Rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të dielës, është dërguar në spital një person i plagosur me armë zjarri.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar që Bledar Ahmetaj ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur veten, në dorën e majtë, në rrethana të paqarta.

38- vjeçari ka qenë në një lokal në afërsi të teatrit “Migjeni” në momentin e plagosjes, ku është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë gjetur në cilësinë e provës materiale disa sende që rezultojnë të kenë lidhje me ngjarjen.

Si rezultat i kësaj ngjarje u bë arrestimi i të plagosurit Bledar Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Krahas tij u arrestuan edhe personat që kanë qenë të pranishëm Emiljano Curri, 31 vjeç, Eser Bushati, 20 vjeç dhe Artur Bandula, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd