Transmetuar më 10-04-2017, 09:59

Një vajzë adoleshente në Durrës, rezulton e zhdukur qysh prej së shtunës. Ka qenë nëna e saj, ajo që ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e së bijës.
V.T., 48 vjeçe, është paraqitur në polici ditën e djeshme, duke denoncuar se e bija V.T., është zhdukur pa gjurmë që nga e shtuna.
E shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur vajzës, gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
Lidhur me denoncimin e 48- vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e së resë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





