



Shkrep këtë fotografi, por rreth një orë më vonë, përdhunon dhe vret një vajzë vetëm 3 vjeçe në një pyll. Historia shokuese vjen nga Vratarnica, zonë lindore në Serbi dhe raportohet nga “Metro”.
I dyshuari i krimit quhet Vladica Rajkovic, një djalë 28 vjeç, i cili po festonte bashkë me disa fëmijë një ditëlindje. Në fotografinë e realizuar prej tij duket edhe vogëlushja me emrin Angjelina Stefanovic.
Pasi e përdhunoi të miturën, Vladica e vrau atë, duke e goditur me gur në kokë. Gjithçka u zbulua nga babai i vajzës, duke parë se ajo mungonte, telefonoi të riun dhe nga telefoni i tij dëgjoi ulërimat e së bijës, para se biseda të ndërpritej, shkruan noa.al.
Rajkovic pretendoi se gjithçka ishte aksidentale dhe se vogëlushja kishte rrëshqitur, por policia nuk e besoi. Më pas gjatë pyetjes në polici ai pranoi vrasjen. Për krimin e kryer, të premten e lënë pas, Rajkovic, u dënua me 40 vite burg. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





