Transmetuar më 10-04-2017, 09:30

Një krim i dyfishtë ka ndodhur në një familje, ku gruaja vrau burrin dhe më pas i dha fund jetës. Krimi ndodhi mbrëmjen e 6 prillit në Roveredo in Piano, të Italisë.

Viktimat janë dy bashkëshortë të moshuar të cilët u gjetën nga vajza e tyre MariaGrazia, e cila shkoi në shtëpinë e tyre e shqetësuar, pasi ata nuk po i përgjigjeshin në telefon.

Giuseppina Redivo, 79 vjeçe, vrau bashkëshortin Roberto Redivo, 86 vjeç në apartamentin e tyre, duke e goditur me abazhur në kokë në mënyrë të përsëritur. Dyshohet se krimi është bërë për shkak të dashurisë që ajo kishte për të shoqin, i cili prej kohësh vuante në shtrat kundër një sëmundje të rëndë.

Më pas siç shkruan noa.al, gruaja mbyti veten me një qese plastike në të cilën futi kokën. Motivi i krimit të rëndë u zbulua nga disa letra të shkruara për të birin Maurizio, nga ana e gruas.

“Nuk mundem më, më falni për dhimbjen që po ju shkaktoj, por nuk duroj dot më të shoh babanë tuaj duke vuajtur në këtë mënyrë, kështu që edhe për mua koha mbaroi”, shkruan gruaja.

Para se t’i jepte fund jetës, gruaja përgatiti veshjet që fëmijët duhet t’u vishnin gjatë funeralit dhe udhëzimet që duhet të ndiqnin.

Gruaja duket se me krimi ne kryer i dha fund betejës me tumorin të të shoqit, duke vrarë atë dhe veten, në mënyrë që të mos bëheshin barrë për fëmijët./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd