Transmetuar më 10-04-2017, 09:18

Sinjalizimi i policisë për të shtëna, bëri që një person të vihet në pranga i kapur me drogë, armë dhe municione.

Klodjan Lato 37 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë, u arrestua mbrëmjen e djeshme, e diel, pas një telefonate të bërë në polici se në banesën e tij është qëlluar me armë zjarri.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, 4 krehëra, 250 fishekë dhe në dy qese ambalazhi u gjet dhe sekuestrua 250 gramë kanabis sativa.

Nuk dihen ende shkaqet e të shtënave, ndërkohë që Lato u arrestua në kushtet e flagrancës.

Ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd