
Një person i shumëkërkuar, i dënuar për vrasje është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
Vladimir Kamberaj, 46 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua gjatë ditës së djeshme. Ai akuzohet se është autor i një vrasje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, e diel, në dalje të qytetit të Vlorës.
Kamberaj kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka vrarë me koster për kositjen e barit, fqinjin e tij, D.B., për motive pronësie.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 46-vjeçari për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka përdorur edhe identitetin tjetër si Arqile Muçi.
Aktualisht vijojnë ende hetimet, për të zbuluar nëse Kamberaj është i përfshirë në ndonjë vepër tjetër penale./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





