Transmetuar më 10-04-2017, 08:09













Supermodelja Irina Shayk është bërë nënë. Siç shkruan revista “People”, modelja ruse ka sjellë në jetë fëmijën e saj nga lidhja me aktorin Bradley Cooper.
Mendohet se lindja ka ndodhur rreth dy javë më parë, por vetëm këtë të diel aktori 42- vjeçar dhe modelja 31- vjeçare, vendosën të bëjnë publik lajmin.
Megjithatë ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani nuk e kanë bërë me dije gjininë e foshnjës.
Lindja ndodhi në Medical Center të Beverly Hills dhe si nëna dhe foshnja janë mirë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





