Transmetuar më 10-04-2017, 07:29

Këngëtarja Altuna Sejdiu ndodhet në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe për pak ditë pritet të sjellë në jetë të birin.

Ndërsa pak muaj më parë realizoi një set fotografish me barkun e rrumbullakosur, ajo ka pozuar sërish vetëm me të brendshme, në poza sensuale duke ekspozuar barkun e madh.

Tuna duket mjaft në formë, ku përveç barkut të fryrë nuk duket të ketë shtuar shumë në peshë.

Këngëtarja nga Maqedonia pritet të bëhet nënë e një djali si fryt i lidhjes mes saj dhe Patris Berisha. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd