Transmetuar më 09-04-2017, 18:32

Kryetari i partisë Lista e Barabartë, e njohur si LIBRA, paralajmëron një destabilizim të thellë të vendit dhe shpreh shqetësimin se sipas tij, duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione.

Në një qëndrim të publikuar në rrjetet sociale, z.Blushi shkruan se “askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë.”

“Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi zgjedhje”, – thotë z.Blushi.

Duke vlerësuar se “askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë”, z.Blushi shpreh shqetësimin se “Shqipëria po shkon në rënie të lirë” dhe se “edhe vetë kriza po hyn në krizë.

E hëna e nesërme 10 prill 2017, pritet të jetë vendimtare për fatin e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 18 qershor. Nesër skadon afati i regjistrimit të partive politike në zgjedhje. Pas kësaj date asnjë parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje dhe as të bëhet pjesë e koalicioneve, në rast se skadon afati ligjor. /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd