Transmetuar më 09-04-2017, 15:51

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video të publikuar tregon se si, sipas tij, po rilind qyteti i Fierit.

Sipas tij qyteti i Fierit nga një katund pallatesh e ngrehinash pa leje mes pluhurit, baltës e gropave, është kthyer në një mjedis urban hapësirash publike për këmbësorët, me parqe komunitare, shkollash të rindërtuara dhe me treg modern të prodhimeve të fshatit.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook:

Rilindja Urbane në Fier një spektakël i ripërtëritjes së qytetit nga një katund pallatesh e ngrehinash pa leje mes pluhurit, baltës e gropave, në një mjedis urban hapësirash publike për këmbësorët, parqesh komunitare, shkollash të rindërtuara, tregut modern të prodhimeve të fshatit.

Vlera e rritur ndjeshëm e apartementeve dhe mjediseve tregtare, është pergjigjja më e mirë për ata që operacionet civilizuese të Rilindjes Urbane i quajnë fasadë; pastrimin e plehrave e gërmadhave 25-vjeçare e quajnë shoë dhe luftën për zhvillim ekonomik e punësim e kuptojnë vetëm si shpërndarje lëmoshash për të varfërit e indulgjencash në bazë të teserave të parties./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd