Transmetuar më 09-04-2017, 15:07

“Nuk kishte asnjë arsye racionale pse më morën vajzën time të vogël, e dua përsëri këtu. Ndjehem në mënyrë të përkryer dhe në gjendje që të kujdesem për të tre fëmijët, duhet të jenë me nënën e tyre”.

Kjo ka qenë deklarata e një gruaje 64 vjeçe në Spanjë e cila dy muaj më parë solli në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa sot është duke përjetuar një dramë të vërtetë.

Shërbimi Social ka vendosur t’ia marrë fëmijët Mauricia Ibanez, me argumentin se gruaja nuk është në gjendje të kujdeset për të vegjlit, Maria dhe Gabriel. Të njëjtën situatë ajo kishte kaluar më herët me vajzën e parë Blanca, 6 vjeç, e cila aktualisht jeton në Kanada me prindërit birësues.

Para se të vendoste të kishte fëmijën e saj të parë, Ibanez ishte diagnostikuar me një çrregullim të fortë të personalitetit. Mauricia Ibanez ngeli shtatzënë pasi iu nënshtrua fertilizimit in vitro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa binjakët, vajzë dhe djalë, lindën me operacion në Spanjë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd