


Kur hyri për herë të dytë në shtëpinë e çifteve, Damiano nuk ja dha dorën Ervinit. Ai e shmangu kontaktin me të. Kjo i ka bërë përshtypje Olsit, i cili e diskuton këtë me vetë Ervinin.
“Kur ti ke hyrë në shtëpi për herë të dytë, ke një shans të dytë dhe s’e jep dorën, publiku e kupton që do të ketë një sulm”, i thotë ai. Olsi këshillon Ervinin që të bëjë kujdes dhe të përgatitet për sulmet e Damianos.
Nga e tij Damiano kërkon që të ketë Musain në krah të tij në shtëpi. Ai i flet atij për raportet me Ervinin.
“Unë me Ervinin s’i kam mirë muhabtet. Vajta për t’i folur për të thyer akullin që ta shijojmë pak një javë si njerëz, nuk më ktheu përgjigje. Pse të vetë t’i flas më unë atij, se e ula njëherë veten?!”, i thotë Damiano.
Musai i thotë që e kupton dhe se ai e ka bërë detyrën e vet. “Besoj se ne të dy do të kuptohemi dhe do të merremi vesh këtu”, i thotë Damiano.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





