Transmetuar më 09-04-2017, 13:51

Një çift i ri prindërish kanë përjetuar momentet e tyre më të trishtueshme në jetë kur mësuan se një nga binjakët që nëna e re mbante në bark kishte vdekur.

Nëna shtatzënë e mbajti foshnjën e saj të vdekur në bark për më shumë se 3 muaj, në mënyrë që vëllai i tij binjak të mund të jetonte, pasi iu dha lajmi i tmerrshëm se djemtë e saj vuanin nga një sëmundje e rrallë.

Mjekët i thanë Emma Dutton se bebet e saj kishin një sëmundje që rrezikonte jetën, pak kohë pasi kishte mbetur shtatzënë dhe 20 javë më vonë mjekët zbuluan se njeri prej tyre kishte vdekur në bark.

Për ti dhënë çdo mundësi për të jetuar djalit tjetër, nëna 30 vjeçare u desh ta mbante foshnjën e vdekur me vete. Më shumë se 15 javë më vonë, Emma dhe partneri i saj Mark Prince u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Oliver. Vogëlushi lindi me operacion dhe pa komplikacione.

"Kur më thanë se njeri prej tyre kishte vdekur, ishte padyshim një lajm i tmerrshëm. Pas asaj isha e bindur se do të humbja edhe tjetrin. Elijah (binjaku i vdekur) qëndroi me vëllain e tij deri në fund. Ishte diçka e trishtueshme, por më vjen mirë që ata patën mundësinë të lindnin së bashkua", tregon për "Mirror" Emma.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd