Transmetuar më 09-04-2017, 13:31

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e Policisë së Shtetit për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Mësohet se mbledhja zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa në takim marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

Kujtojmë se në grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes Policia e Tiranës ka angazhuar specialistët më të mirë, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 300 milionë lekë të vjetra për informatorët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd